Një e moshuar tepër e vetmuar i la bashkisë së Torinos në Itali shumën marramendëse prej mbi 2 milionë euro pas vdekjes. 79 vjeçarja e quajtur Francesca Bombarda, ndihej shumë e vetmuar që kur ishte e ve. Ajo nuk kishte fëmijë, apo vëllezër e motra.
Dy qentë e saj i bënin shoqëri dhe disa miq që frekuentonte herë pas here. Kjo është arsyeja pse ai vendosi t’i linte Bashkisë së Torinos gjithçka që kishte: 2.3 milionë euro dhe një apartament me gjashtë dhoma. Në realitet, shumë pak dihej për të moshuarën.
Shtëpia e saj ishte modeste, pa asnjë luks dhe kushdo që e njihte nuk e imagjinonte se ajo mund ta kishte atë shumë në llogarinë e saj.