Kryeministri Edi Rama ka replikuar në rrjetet sociale me qytetarët për skandalin e publikimit të të dhënave të pagave.
Referuar administratës e rrogave të tjera të ‘këshilltarëve’ që janë bërë publike, një prej tyre e ka pyetur se pse shpenzohen ato shifra. Ndërsa Rama, duke iu shmangur pyetjes shkruan thjesht se janë rrogat e privatit.
“Përse duhen tërë ata parazitët të marrin rrogat kot në kurrizin tonë?”- shkruan një prej tyre.
“Rrogat për të cilat flet janë të sektorit privat ndërsa shërbimet janë të shtetit,”- ia kthen Rama.
“Si i kursen ti qytetarëve me 30 mijë orë pritje në vit, kur viti ka 8760 orë,”- shkruan një tjetër komentues.
“Të gjitha orët bashkë flori”, jo të një individi, se kështu matet ky hall përderisa 7X7 nuk bëjnë 42,”- ia kthen Rama duke ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha.
“Lëri budalliqet por jepu përgjigje shqiptarëve për këtë që u ke bërë me daljen e të dhënave personale,”- vijon një tjetër komentues.
“Qetësohu dhe mendohu sepse është shumë kuptimplotë kjo histori,”- shton Rama.