Ai u nda nga jeta për shkak të COVID-19. Frederic Sinistra, ish-kampion i botës dhe Europës në kikboks, vdiq në moshën 41-vjeçare, pasi luftoi me virusin e rrezikshëm për disa javë.
Njoftimi erdhi nga gruaja e tij me një postim në rrjetet sociale, ku sportisti i mbiquajtur “The Undertaker” ose “burri më i fortë në Belgjikë”, kishte treguar për betejën personale kundër koronavirusit.
Sinistra, megjithatë, kurrë nuk kishte besuar vërtet te Covid-19, duke e konsideruar atë një sëmundje si çdo tjetër. Një mohues i bindur i virusit të rrezikshëm.
Në fakt, pas shtrimit pothuajse të urdhëruar nga trajneri i tij Osman Yigin, ai kishte vendosur të vazhdonte të trajtohej në shtëpi.
Sinistra në disa foto në profilin e tij në Instagram u shfaq i intubuar në shtratin e spitalit, më pas vendosi ta vazhdojë trajtimin në shtëpi: “Faleminderit për mbështetjen tuaj. Po shërohem në shtëpi, si duhet. Do të kthehem një mijë herë më i fortë”.
Në realitet nuk ishte kështu, pasi pas një postimi në rrjetet sociale, ku falënderonte ata që e kishin mbështetur, erdhi lajmi për vdekjen e tij.
“Burri im vdiq nga Covid, – ishte e detyruar të specifikonte gruaja e tij. – Ai kurrë nuk do të kishte pranuar që ajo që i ndodhi të përdorej për të përhapur frikë dhe kërkuar vaksinim”