Konspiracionisti Alfred Cako paralajmëron zhvillime “bombë” për Sali Berishën. Ai paralajmëron se do të zbardhen pasuritë e fshehura në bankat e Zvicrës, Lihtenshtajnit, Luksemburgut.
“Do dalin pasurisë e disa politikanëve së shpejti, sidomos e Sali Berishës.
SHBA do u nxjerrë pasuritë e fshehta. Berisha ka pasuri të madhe të fshehur në bankat e Zvicrës, Lihtenshtajnit, Luksemburgut dhe SHBA iu ka bërë presion këtyre bankave që të zbardhin çdo gjë të fshehtë, pasi këto banka e kanë si kryesore që të mos deklarojnë asnjë gjë.
Do deklarohen dhe pasuritë e patundeshme të Berishës. Do ndërhyjë CIA dhe SHBA”, u shpreh Cako për Top Channel.