Kryeministri Edi Rama ka dorëzuar sot çelësat e 122 shtëpive të reja në Bubq, që janë rindërtuar pas tërmetit tragjik të 29 nëntorit të vitit 2019.
Gjatë fjalës së tij, Rama nuk i kurseu thumbat prë Partinë Demokratike. I ndalur tek akuzat që ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar kreut të PD-së Lulzim Basha se merret me bravat, Rama u shpreh se përplasja mes palëve nuk është problem i qeverisë, ndërsa shtoi se kushdo që ka problem me bravat le të kalojë në Partinë Socialiste.
‘Banesat kanë edhe një oborr dhe ju nxis të kujdeseni si duhet. Janë mjedise ku mund të qëndrojnë pjesëtarë të familjes dhe do të bëhet diçka edhe më e bukur se sot. E kujtoj shumë mirë momentin e parë, sytë e zbrazur nga çdo shpresë dhe një konflikt që kemi pasur me banorë të revoltuar se do t’i prishej shtëpia që kishte dhe se ishte me bindjen se nuk do të ndërtohej banesë e re.
Por të mos harrojnë se mes nesh kur ra ajo fatkeqësi hyri edhe pandemia një fatkeqësi edhe më e madhe ku krijoi një vonesë të madhe. Po të doni pyetini njerëzit që keni në Itali, të tregojnë sa vite kanë në kabina apo rulota që presin të kthehen në shtëpi pas humbjes së banesës nga tërmeti. Ndoshta 10 vite, por edhe kur të kthehen në shtëpi , nuk e kanë 100 %.
Por duke pasur parasysh zhvillimet e kohëve të fundi, kujdes bravat, ruajuni nga ndërrimi i bravave nga bllokimi i bravave. Kujdes nga çelësat që të ngelen në derë. Unë ju uroj shëndet dhe ky nuk është program për socialistët , por për shqiptarët dhe shqiptarët janë njësoj kur bëhet fjalë për shërbimet. Dhe sa na takon ne të gjitha bravat janë të sigurta. Sëmundja që i ka zënë demokratët me bravat nuk është probleme i qeverisë. Kushdo që nuk do të ketë problem me bravat lë të bëhet socialist”, tha Rama .