Pas pritjes madhështore që Mziu I bëri Lulit në Dibër, Muli i shqetësuar seriozisht vendosi ti bëj një letër publike popullit të Kamzës për tu distancuar nga besëpreri Xhelal Mziu.
Të dashur kamzalinj, bathorelinj dhe të tjerë.
Sic e keni parë një tjetër besëprerë u shfaq dhe në mesin tonë. Mziu I ka prirur rrugën për në Dibër Lulzim Bashës, pasi do të tregoj se dibranët janë si Hamza Kastrioti.
Përmes kësaj letre dua tu bëj të ditur disa gjëra për të cilat kam porosi nga Doktori.
E para që ka shumë rëndësi është se Basha e nisi betejën në bazë nga Dibra pasi e quan origjinën e vet, dhe për këtë ka mbledh gjithë dibranët e Kamzës me vete. Po të merrte Doktori gjithë tropojanët që janë në Tiranë kur iku në Tropojë do ishte radha nga Tropoja tek trageti e j me 40 makina sa ishte Luli.
E dyta sa të mendohet një dibran një tropojan ka kry punë dhe Luli e ka kot. Më 8 janar tropojanët marrin selinë dhe le të vinë dibranët të na nxjerrin po mundën.
E treta, Xhelal Mziu nuk duhet lejuar të shkel më në Kamëz me këtë që ka bërë, pasi ka shkelur mbi nderin e Kamzës që është kryeqyteti I Doktorit në Shqipëri.
E katërta, Doktori do ti bëj letër Trumpit ku ti shpjegoj se emrin Bulevardi Trump nuk e vuri Mziu, por Evi Kokpaplari, por nuk doli në skenë atëherë.
E pesta që ka shumë rëndësi, të evidentohen gjithë kamzalinjtë që kanë marrë pjesë në mitingun e Peshkopisë dhe ti çohet lista Doktorit. Pastaj do merremi ne me ata. Në fillim do ti demaskojmë në lagje dhe qendrat e punës. Pastaj do ta bëjmë dhe më tej në shtyp,.
E sigurt është që siç ka thënë dhe filozofi Garibaldi, “me Xhelal pa Xhelal, Doktori më 8 hipën në kal”. Kjo ka rëndësi.