Indonezia është tronditur nga një tërmet me magnitudë 7.3 ballë. Sipas EMSC mësohet se tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 200 kilometrash.
Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare njoftoi se një tërmet me magnitudë 7.2 ballë goditi veriun e Timorit Lindor në orët e hershme të mëngjesit. Një paralajmërim për cunami nuk është lëshuar për ishujt përreth.
Ndikimi i tërmetit u ndje deri në 600 kilometra larg në Darvin, kryeqyteti i Territorit Verior të Australisë.
Indonezia ka një histori tërmetesh shkatërruese, me më shumë se 4,000 njerëz të vrarë gjatë tërmetit Sulaëesi në vitin 2018.
Tërmeti masiv me magnitudë 7.5 u lokalizua 70 km nga kryeqyteti provincial Palu dhe u ndje deri në Samarinda në Kalimantan Lindor dhe gjithashtu në Taëau, Malajzi.