Gazetari i njohur Mentor Kikia, ka ngritur shqetësimin e madhe teksa shprehet se në supermarkete, tregtarët ose heqin etiketat e çmimeve, ose mashtrojnë me etiketa të dyfishta.
“Verifikoni cmimet aty ku mungojne dhe kontrolloni ato ku jane te ekspozuara. Shperndajeni kete postim, meqe ka edhe dy dite blerje masive”, bën thirrje gazetari.
Postimi i Kikisë
Njerez, jini vigjilente. Ne supermarkete po na vjedhin!
Po ndodh ajo qe ndodhi edhe vjet, ne te njejten kohe. Ne supermarkete, tregtaret ose heqin etiketat e cmimeve, ose mashtrojne me etiketa te dyfishta.
Ne rafte reklamojne cmime te tjera, ne kase kur skanohet barcodi, rezulton tjeter cmim, kuptohet me i larte. Duke qene se per festa behen blerje ne sasi te madhe produktesh, bleresi nuk ka mundesi ti mbaje mend cmimet e secilit produkt, por paguan totalin sa i thote shitesja.
E kam te konfirmuar ne te pakten 3 supermarkete dhe ga disa njerez qe rastesisht kane kapur mashtrimin. Kjo verehet me shume tek vererat, lodrat e femijeve dhe artikuj te tjere, qe keto dite jemi te detyruar ti blejme.
Verifikoni cmimet aty ku mungojne dhe kontrolloni ato ku jane te ekspozuara.
Shperndajeni kete postim, meqe ka edhe dy dite blerje masive.