Një nga talentet shqiptare që ka dalë nga futbollit italian, Elvis Kabashi, refuzoi pak vite më parë të përfaqësonte Shqipërinë, me idenë se mund të luante për Italinë. Por karriera e ish-mesfushorit të Shqipërisë U-19 ka ardhur gjithnjë e në ulje, duke prekur gati fundin, ndërsa në një intervistë për “Il Tirreno”, 23-vjeçari ka pranuar se Livorno është shansi i tij i fundit. Të gjithë e dinë tashmë historinë e Kabashit, i cili refuzoi të luante me kombëtaren e Shqipërisë, në kohën kur ishte pjesë e të rinjve të Juventusit, me shpresën e tij se një ditë do të luante me Italinë. Kjo nuk ndodhi dhe që prej asaj periudhe, mesfushori ka “notuar” në ligat inferiore përtej Adriatikut. Gjatë pjesës së parë të sezonit ishte te skuadra e Virtebrese, ku u largua sërish si dështim.
Ndërkohë që me Livornon ka nënshkruar një kontratë 6-mujore, duke dhënë arsyen se: “Një futbollist duhet ta fitojë kontratën në fushën e lojës”.
-Ishit pranë Livornos edhe në merkaton e verës. Përse nuk firmosët në atë periudhë?
-Nuk mund të them se e refuzova Livornon në merkaton e verës. Më shumë ishte një akord paraprak që nuk u arrit me sukses. Një marrëveshje paraprake që nuk u respektua.
-Çfarë ndodhi te Virtebrese?
-Ishin 6 muaj shumë të vështirë, sidomos për faj të presidentit.
-Në karrierën tuaj keni pasur shanse për të luajtur me Juventusin dhe Pecara-n. Ndoshta Livorno është mundësia e fundit?
-E saktë. Gabimet e së shkuarës më kanë ndihmuar të rritem. Ky është një shans që duhet ta shfrytëzoj në maksimum. Është një “tren” ku kam hipur me të dyja këmbët dhe dua të më dërgojë sa më larg.
-Jeni në dijeni se me lojtarët shqiptarë, Livorno nuk ka pasur shumë fat, duke kujtuar rastet e Bogdanit dhe Vajushit…
-Prindërit e mi kanë lindur në Shqipëri, ndërsa unë në Itali, ndaj ndihem italian.
/Pamsport.com