Aktorja ë njohur shqiptare, Zhaklina Dhimojani, që të gjithë e njohim me rolin e ‘Mimoza Llasticës’, është përfshirë në politikën lokale në Zvicër. Ajo prej vitesh jeton në këtë shtet, ku u njoh edhe me bashkëshortin e saj, i cili është prokuror.
Sipas mediave zvicerane, një politikan i lartë shqiptar ka mbetur i mahnitur kur ka parë foton e çiftit në llogarinë zyrtare në Twitter të parlamentit zviceran.
Tweet-i u postua më 29 shtator; Prokurori Federal Stefan Blättler, i cili ishte zgjedhur së fundmi me një rezultat brilant, u ndihmua nga bashkëshortja e tij Zhaklina Dhimojani.
“Sigurisht që e njoh”, thotë politikani.
“Ne jemi rritur në të njëjtën lagje në Tiranë dhe kemi shkuar në të njëjtën shkollë. Kushdo që është rritur në Shqipërinë komuniste kujton emrin e saj”, shpjegon një gazetare e njohur në kryeqytetin shqiptar.