Një atentat me armë është shënuar mbrëmjen e kësja të diele në fshatin Larushk në Fushë Krujë. Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti, ku si pasojë e sulmit ka mbetur i plagosur në krah, ish efektivi i policisë Gentian Bejtja.
Ndaj 41 vjeçarit është qëlluar me armë, sapo ai kishte furnizuar mjetin me karburant dhe ishte në lëvizje. Për pasojë Gentian Bejtja ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga. I plagosur nga aksidenti ka mbetur edhe Klodian Stafuka, i cili ndodhej në mjet me Gentian Bejtjan.
Të dy të plagosurit, njëri nga plumbat dhe tjetri gjatë daljes së mjetit jashtë rrugës, janë paraqitur në spitalin e Traumës në Tiranë ku kanë marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Skënder Bejtja tha për Report Tv, se kushëriri i tij Gentian Bejtja nuk i ka parë atenatorët, pasi është qëlluar nga pas. Kjo është hera e dytë që Gentjan Bejtjas i bëhet atentat. Në vitin 2016 ai i ka shpëtuar një atentati me telekomandë. Bejtja ishte personi që së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013.
‘Është plagosur në Larushk, nuk ka njohur njeri se kush ka qenë, atentat i është bërë edhe më para. tani ka një gërvishtje në dorë, rrethanat nuk dihen, i kanë bërë dy herë atentat. sot me automatik më parë më dinamit në makinë, se kush ka qenë nuk di gjë. Kështu tha nuk kam parë gjë. Nuk e ka parë. Ka manovruar ka ikur me makinë. Edhe tjetrin e ka kapur plumbi. Kanë shpëtuar të dy.
Klodian Stafuka, i cili mbeti i plagosur nga atentati mbrëmjen e sotme në Larushk të Fushë-Krujës, bashkë me Gentjan Bejtjan, është filmuar në spitalin e Traumës. Stafuka siç shihet është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa është marrë në pyetje nga policia në lidhje me ngjarjen.
Tani është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Nuk kam asnjë dyshim se kush mund t’ja ketë bërë atentatin. Genti dikur ka qenë ish-polic, më pas ka jetuar në Itali për një kohë të gjatë. Ka parë personin kur i kanë qëlluar nga pas dhe më pas ka manovuar me makinë, pasi ka ikur me makinë.’- tha ai për Report Tv.
Bejtja, i cili i shpëtoi mrekullisht një atentati mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë ka deklaruar se nuk i kam parë atentatorët. Kështu tha një i afërm i 41-vjeçarit për Report Tv, i cili tha se ai është qëlluar nga pas. Ai tha se Bejtja është plagosur në Larushk dhe ka një gërvishtje në dorë, ndërsa shton se i është bërë atentat. Sipas tij ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu edhe Klodian Stafuka ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Gentjan Bejtja i cili ka përfunduar i plagosur me armë zjarri në spitalin e Traumës në rrethana ende të paqarta, është një emër i njohur për policinë. Gentjan Bejtja më 2016 i ka shpëtuar një atentati, me eksplosiv. Bejtja ishte personi që së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013. Por po ashtu Bejtja, një ish- polic i burgut të Fushë- Krujës, është i njohur për policinë për precedentë penalë në krimet ndaj pronës. Bejtja u bë i njohur me 26 shkurt të vitit 2013, një ditë pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, në rrugën “Petro Korçari”, fare pranë banesës së tij. Ai së bashku me Enver Stafukën, u arrestuan nga policia, të dyshuar për vjedhjen e veturës BMW, e përdorur në vrasjen e kryekomisar Lamajt.