Deputeti i PD-së, Edi Paloka shprehet se kryeministri Edi Rama do ta poshtërojë në Parlament kryedemokratin Lulzim Basha, pasi ky i fundit i kërkoi që të dërgonte policinë për të dhunuar demokratët në protestën e 8 Janarit.
Në postimin e tij në Facebook, Paloka ka theksuar se, Rama ka vetëm një “të mirë”, se ka dëshirë ta tregojë publikisht se e ka blerë apo marrë peng dhe nuk ja ruan fare fytyrën.
“Rama ka vetem nje “te mire” , qe ja kam vene ne dukje dhe here tjeter ; kur te ka blere apo te ka marre peng ne cfardo menyre, ka deshiren qe kete ta bej te ditur publikisht dhe nuk ja ruan fare fytyren pengut.
E imagjinoni , kur te fillojne seancat parlamentare dhe Basha te filloje te luaj rolin e opozitarit ne Parlament se cfare mund ti pergjigjet Rama ? Nuk do ta permbaje deshiren perverse per ta poshteruar pengun e tij.
Tanime nuk ka nevoje qe njerzit te fantazojne per marreveshje sekrete mes te dyve. Tani ka nje akt publik : Basha i ka kerkuar me shkrim Rames ( pjese e poshterimit ) qe ti dergoje policine per te dhunuar demokratet ne shtepine e tyre, e per te “mbrojtur” karrigen e tij.
P.S
Nderkohe , paturpesisht, megjithese ekziston dhe eshte bere publike kerkesa me shkrim e deputeteve te Bashes, drejtuar policise, ky i fundit e ka mohuar sot publikisht qe ta kete therritur policine!
Po qe Basha genjen nuk eshte me lajm per askend!”, shkruan Paloka.