Spartak Braho ka paralajmëruar ndryshime të mëdha brenda socialistëve.
Lidhur me deklaratën e Ramës ditën e sotme se PS do ripërsëritet me të rinj, Braho thotë se Rama e ka kuptuar që PS nuk mund të vazhdojë të mbajë pranë vetes drejtues të korruptuar.
Teka ka folur për situatën në Partinë Socialiste ku nuk kurseu kritikat për Edi Ramën duke thënë se defekti i tij është që duhet të jetë më pranë qytetarëve të thjeshtë dhe jo të komunikojë me ata përmes platformave online.
“Jo nuk është komod, se Rama me nuhatjen e një politikani jo të ri e ka kuptuar që edhe PS duhet të kalojë në proces reformimi, nuk mund të vazhdojë PS me një radhe drejtues që janë deri në fyt të përzier në korrupsion e krim. Rama ka përgatit teknokratë të mirë por nuk ka filozofë. Ca përfaqëson në cilën filozofi mbështet kjo e majtë. Cila është filozofia e të majtës.
Defekti i tij është që duhet të jetë më pranë njeriut të thjeshtë, jo vetëm me delegim, nuk bëhen në bashkëbisedim me skype e portale duhet të flasësh direkt me popullin. Ka nevojë për ndryshime në bujqësi, duhet të shtrohen rrugët e fshatit, po largohen fshatarët sepse s’kanë mundësi transporti”, tha Spartak Braho në Report TV.