Nga Ermelinda Meksi
Megjithe interesin per zhvillimet e fundit politike ne vend po behet perhere dhe me e veshtire te ndjekesh ato nepermjet debateve politike ne TV te ndryshme.
Disa te ftuar nuk kane durim te degjojne.Ata nderpresin me arrogance/fyerje panelistin kundershtar ne mungese te argumentit,duke shfaqur nje mungese te theksuar te kultures se debatit, pa u shqetesuar per impaktin negativ qe lene te ata qe po i ndjekin(?!)
Verehet nje moderim i dobet i pothuajse gjithe ketyre emisioneve ku mungojne rregulla debati qe mos te lejojne degradimin e tij.
Bie ne sy se panelet e te ftuarve jane pothuajse te gjitha mashkullore, dhe mungesa e respektit per ndonje te ftuar te gjinise femerore ne debatin politik eshte uleritese.
Nje nga rregullat e vendosura ne shume institucione nderkombetare eshte nje raport i ekuilibruar gjinor ne konferenca, panele debatesh etj. Duke ndjekur keto emisione ndjen sa larg ketij standarti ndodhet debati politik ne TV tona ,megjithese ne qeveri dominojne gra, parlamenti ka nje perfaqesim te madh te tyre , administrata shendetesia, arsimi etj.
Mungesa e ekuilibrit gjinor ne emisionet politike te TV- ve shqiptare, krahas mungeses se argumentit ,pregatitjes dhe pergjegjshmerise te te ftuarve i ka kthyer ato ne arena agresive tejet toksike per shendetin dhe edukimin arsye qe ulin interesin per ti ndjekur.