Këshilltarja nga lobi grek e Sali Berishës, emigrantja ekonomike Evi Kokalari, ka bërë një tjetër reagim pas zhurmës që krijoi deklarata e saj se do të distancohej pak nga politika në Shqipëri. Në fakt Kokalari është larguar nga Shqipëria që para 8 Janarit kur Ambasada Amerikane paralajmëroi se çdo të ndodhte me përkrahësit amerikan të personave non grata.
Mirëpo mashtruesja që hiqet rrugëve të Tiranës si aktiviste amerikane e Partisë Republikane fal Fb mashtron sikur është krahë Berishës në Shqipëri, a thua se demokratëve u “ha qoshja” për një klloune si kjo.
Ajo thotë se reagimet e kanë bërë të kuptojë që duhet të jetë përsëri në dispozicion të lëvizjes së nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha, pavarësisht se e kishte të nevojshëm kthimin në jetën e saj normale në SHBA.
Kokalari thotë se kur opozita të ketë Kryetarin e ri dhe statutin që do jetë baza e PD-së Konservatore, atëhere do t’i kthehet jetës në Amerikë dhe do të fokusohet në fushatat elektorale. Pasi sipas saj edhe në SHBA, Donald Trump duhet të rikthehet në Presidencë.
“Me që jeni bërë lëmsh dje, dhe Lulzim Basha me kryesinë e tij imagjinare që nuk ka asnjë autoritet partiak, përjashton e pezullon të gjithë anëtarët e Komisionit te Rithemelimit nga Partia, po bëj një deklaratë tjetër;
Eshtë e padiskutueshme dhe duket qartë që kjo nuk është koha e përshtatshme të tërhiqem sado pak, megjithëse e kam shumë te nevojshme ti kthehem jetës time në Amerikë.
Eshtë gjithashtu e qartë që ajo që shkruajta dje, është keqkuptuar si braktisje dhe si shkëputje e plotë nga ajo çka filluam në 9 Shtator, dhe për më tepër është keqpërdorur nga të majtët ku tashmë bën pjesë dhe grupi Bashës.
Si e tillë dua t’ju them se më keni sërish në dispozicion TOTAL, si gjithmon – pa ‘paratë e foltores’ apo të dikujt tjetri, siç akuzojnë bodyguardet e Lulit.
Lufta për pluralizmin shqiptar vazhdon, dhe është një luftë që do ta fitojmë. Fakti që nuk jam gjithë kohën në Tiranë, s’do të thotë që nuk angazhohem. Përkundrazi, ndihmoj në drejtime të tjera.
Gjithashtu e bëra të qartë më parë që jam në komunikim të përditshem me të gjithë anëtaret e Komisionit, dhe në asnjë moment nuk kam thënë se jam larguar nga ai.
Për mbështetësit e mi, më vjen shumë keq që deklarata e djeshme ju ka dekurajuar. Nuk isha e vetëdijshme që mund të krijonte atë lloj reagimi.
Ndërkohë, gjithnjë do jem në krahë të Berishës, sepse besoj se është guri i fundit që e mban opozitën nga shkatërrimi total.
Gjithsesi, dua të sqaroj që kur opozita të ketë kryetarin e ri, dhe statutin që do jetë baza e PD-së Konservatore, do t’i kthehem jetës time në Amerikë, dhe do të fokusohem në fushatat elektorale të miqve të mi në Neë York, Ohio dhe Florida.
Mos harroni, Donald J. Trump duhet të kthehet në Shtepinë e Bardhë nëse do ta fitojmë këtë luftë me Luciferin, dhe përgatitjet për kthimin i tij fillojnë me fushatat e vitit 2022”- shkruan Kokalari.
Kujtojmë se një ditë më parë, Kokalari tha se do distancohej pak nga politika në Shqipëri, që u komentua gjerësisht si një largim nga mbështetja e saj e pakushtëzuar për ish-kryeministrin Berisha.
Ajo u detyrua të bënte një tjetër deklaratë sqaruese, se largimi i saj nuk është braktisje e mbështetjes ndaj Berishës, për të cilën thotë se ka qenë e pakushtëzuar që në 19 maj dhe e tillë do mbetet. Por sot duket se ka ndërruar mendje dhe ka vendosur ta zgjasë qëndrimin në Shqipëri.