I ftuar në studio e “Bardh e Zi”, gazetari Artan Hoxha rrëfeu dy episode për të treguar kontrabandën që bëhet me ilaçet.
“Kur isha me covid. Një nga ilaçet që më rekomanduan nuk ekzistonte, por vine kontrabandë. Ai kishte një çmim 500 euro dhe doza të jepej me Ëhatsapp. Aty të çonin mjeket, thoshin “merr këtë”.
Episodi i dytë që tregoi Hoxha lidhet me të atin. “Unë kam edhe një rast tjetër familjar timin, i duheshin dy medikamente që kushtonin shumë, njërin nuk e kishte QSUT se nuk ishte bërë tenderi dhe i dyti duhet ta blija vetë.
E gjeta kontrabandë dhe atje ku shkova u desh dy ditë që të bindja farmacistin se kam hall, se nuk më besonte duke qenë se më kishte parë në televizor dhe më janë dashur miq mjekë, që të bindnin farmacistin dhe ajo të bindej që unë vërtetë kisha hall” tha ai.
Hoxha u shpreh se është një skemë që funksionon mes mjekëve që plotësojnë recetat dhe orientojnë pacientët se ku të gjejnë ilaçet kontrabandë.
“220 milionë euro është tregu i farmaceutikës. Ky treg është shumë joshës, atraktiv. Sistemi që duhet ta mbajë nën kontroll është ndërtuar gabim për të lejuar shmangien atje ku do ai” deklaroi Hoxha.