Avokati Idajet Beqiri theksoi se deklarata e Escobar, tregon qartë se veprimet e Berishës dhe grupit të tij janë banditeske, veprime rruge dhe të papranueshme.
“Deklarata e Escobar tregon se veprimet e ish-kryeministrit janë veprime rruge dhe banditeske. Thotë të respektosh institucionin. Janë ndëshkuar ata që dalin në protesta, ata që marrin 100 euro.
Nga protestat që u bënë nga të parat, ato të Bashës, katër i kisha unë që ishin caktuar me arrest. Më thanë që kishin marrë nga 100 euro pasi nuk kanë bukë në shtëpi. Nuk ndëshkohen ata që i hedhin në luftë”, tha Beqiri për Report Tv.