Arian Çani tashmue ështue bërë analist si gjithë kllounët që promovohen nëpër media ku mungojnë specialistët e vërtetë të fushave të ndryshme que duhet të trajtohen për interesin e publikut. Ai nuk beson arrestime të kokave të mëdha në aferën e inceneratorëve megjithëse nuk e ka iden se për çfarë afere flitet.
Çani tha se arrestimi i ministrit Koka është bërë për ti vënë kapak kësaj pune.
Pjesë nga intervista në MCN Tv.
Të mos harrojmë edhe akuzën për inceneratorët. Edhe aty sipas z. Berisha figuron z. Basha. Ju besoni se afera e inceneratorëve që po përdoret nga të dy palët do të hajë koka të mëdha?
Çani: Ende presim të ketë fakte por nuk do çuditesha gjithashtu. Për koka të mëdha nuk besoj. Mendoj se arrestimi i ministrit Koka është bërë për ti vënë kapak kësaj pune.
Si e sheh daljen e z. Rama dhe thirrjen e tij për bashkëpunim me demokratët?
Çani: Ai ka kohë të lirë dhe e ka kënaqësi këtë gjë. Kur sheh nivelin e ulët kulturor dhe mendor në Shqipëri s’më duket çudi që ndodh edhe kështu. Ramës nuk i duhet realisht por thotë ç’të mbledh le të mbledh. Si peshkatarët që thonë të hedhim një herë rrjetën. E ka si sfidë këtë, është gjithmonë në rol.