Me anë të një postimi në rrjetet sociale, gazetari Artan Hoxha ka rikthyer në vëmendjen dosjen e bujshme, ÇEZ-DIA.
“Si me te qeshur u mbushen plote 6 vite dhe nga ajo kohe, dosja ÇEZ-DIA nuk u hetua kurre…Vetem biznesmeni Kastriot Ismailaj i ka kaluar keto 6 vite ne burg, sepse zgjodhi te mos fliste kurrë”, shkruan Hoxha.
Postimi i Hoxhës
Duke rremuar neper arkive…
Si me te qeshur u mbushen plote 6 vite dhe nga ajo kohe, dosja ÇEZ-DIA nuk u hetua kurre…
Vetem biznesmeni Kastriot Ismailaj i ka kaluar keto 6 vite ne burg, sepse zgjodhi te mos fliste kurre. Ja mbyllen gojen me “marifet” apo “preferoi” te mos tregonte ministrat dhe politikanet e korruptuar, te cilet i kishte paguar me miliona euro, kjo mbetet nje mister qe nuk do ta mesojme asnjehere.
I sekuestruan, nga llogaria bankare me 8 milione dollare, deri te pensioni i nenes se moshuar, por serish ai pranoi te vuante burgun dhe te mos tregonte “shoket”, atje larte ne majen e Olimpit.