Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim ironik në rrjetet sociale pas deklaratës së aktivistes shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari.
Ajo u shpreh se do të distancohet nga jeta politike në Shqipëri pasi e ka të nevojshme të qëndrojë në SHBA, ku po punon për rikthimin në pushtet të Trump-it.
Për këtë fallxhore në Foltore tregohen dhe shëbimet e tjera që ofron që janë një pikë ujë me atë të ribërjes president të SHBA-së të Trump.
Ja shërbimet e Kokalares
“Heqim:
– njollat ne biografi;
– zgjeben;
– non gratan;
– magjine;
Lobojme dhe i bejme te interesuarit:
– president;
– kryeminister;
– deputete, senatore, minister, kryetar bashkie;
Ne fund jave ofrojme shtese dhe sherbimet e meposhtme:
– synetlliqe, lavazh truri, shastisje dhe shapllamosje kolektive;
– vaftisje me ujin e “shenjte” te Lanes;
– e bejme plakun çun te ri;
-per momentin nuk bejme dot vetem rithemelime dhe ringjallje te vdekurish, se na ka marre filmi drite dhe virus programi.”, shkruan Romeo Kara.