Pedagogia Iris Luarasi u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ se kryeministri Edi Rama do të ishte më shumë i interesuar për të fituar Sali Berisha betejën që ka me Lulzim Bashën brenda Partisë Demokratike
Luarasi tha se Rama do ta përdorte Berishën sikurse veproi në zgjedhje duke e sulmuar politikisht, ndërsa Lulzim Bashën nuk e përmendi.
“Rama në bashkëbisedimin e vetë me demokratët sulmoi Bashën. Një nga sulmet që bëri është që nuk lejohet të përdoren bombolat e t’ua hedhësh njerëzve.
Po të kthehemi mbrapa në retrospektivë dhe të shohim se si e bëri fushatën Rama të Prillit të vitit të kaluar, në fakt e bëri gjithë fushatën duke përdorur Berishën. U mor pothuajse aspak me Bashën. Në qoftë se e mban mend edhe në daljen e tij të fundit, diskuri i tij ishte duke folur për Berishën, Berishën e ’97, Berishën që solli këtë dhe atë.
Për mua, në qoftë se në këtë betejë do fitonte Berisha, Rama do ishte njeriu më i fituar sepse i intereson që të lidhi PD-në me pjesën e vjetër, me pjesën e trazirave të asaj që ne e pamë, një deja vu e vjetër e të gjitha skenave të politikës shqiptare të 30 viteve të fundit, kështu që është njeriu më i lumtur, do e mbajë pushtetin edhe për 20 vjet të tjera sepse i fitoi zgjedhjet duke përdorur përsëri Berishën”, tha ndër të tjera Iris Luarasi.