E dashura e Shkëlzen Berishës, Armina Mevlani, shprehet se në një marrëdhënie ana seksuale nuk është më e rëndësishme sesa ana shpirtërore.
Ndaj, blogerja theksoi se tradhtinë nuk e shikon si gjënë më të keqe që ndodh në një marrëdhënie.
Ajo tha se nëse tradhtia do ishte për një natë, nuk është shumë problem. Shqetësuese për të do ishte nëse partneri i saj do krijonte lidhje paralele.
Armina Mevlani tha se nëse tradhtia do ndodhte do ulej të diskutonte me partnerin se përse ndodhi si edhe do pyeste veten mbi shkaqet.
Blogerja shtoi se tanimë që është në një lidhje prej shumë vitesh e shikon ndryshe tradhtinë, nëse në të 20-tat e saj kur nisi romancën me Shkëlzen Berishën, mendonte se “do thyente shtëpinë”.
“Tradhtinë i fus në dy kategori. E para është ‘one night stand’, diçka që mori fund aty dhe e dyta lidhja paralele. Për mua tradhtia tamam është lidhja paralele, se do të thotë që personi ka një lidhje shpirtërore me personin tjetër.
Për mua kjo është deri diku më shqetësuese se normalisht do të thotë se edhe me ty janë shkëputur disa fije lidhëse nga ana shpirtërore që është më e rëndësishme se ana seksuale.
Për mua ana seksuale është deri diku mekanike kur ndodh në një tradhti për një natë. Personalisht tradhtinë nuk e shikoj si gjënë më të tmerrshme që ndodh në një marrëdhënie.
Nëse do më ndodhte mua, gjëja e parë që do doja do ishte të diskutoja me partnerin, ti thosha ‘ok, pse ka ndodhur’. Do pyesja edhe veten. Edhe tani në një marrëdhënie që kam goxha vite, 8 vite. Në të 20-tat kur u futa në një lidhje isha nga ato njerëz që gjykoja tradhtinë, mendoja se është shumë keq nëse kjo gjë ndodh, merr fund marrëdhënia, do thyeja shtëpinë. Tani që kanë kaluar vite, e mendoj ndryshe”, u shpreh Armina Mevlani.