Nicolaus Fest, eurodeputet i AFD-së, grupi i ekstremit të djathtë gjerman, ka shprehur gëzimin e tij për vdekjen e David Sassoli: Më në fund ky bastard iku. Ky është mesazhi që ai ka shkruar në Whatss App, dhe që mediat gjermane pretendojnë se kanë fotografi të tij.
Fest e cilësoi Sassolin si një anti-demokrat, një turp për çdo ide parlamentare. Lideri i partisë, Jorg Meuten, u distancua nga deklaratat e Fest. Ai u shpreh se fjalë të tilla për një koleg i cili sapo është ndarë nga jeta janë të neveritshme dhe të pafalshme.
Por Fest jo vetëm që nuk përgënjeshtron mesazhin e shkruar, dhe as nuk kërkon falje, por shkon dhe më tej. Në faqen e tij të Facebook ai akuzon Sassolin se ka mbuluar mashtrime dhe skandale të disa eurodeputetëve.
Madje eurodeputeti gjerman këmbëngul se problemi nuk është mesazhi i tij por fakti që është bërë publik, pasi biseda ishte private.