Nga Alban Daci
Nga debati që ndodhi sonte në studion e televizionit të Kosovës u rikonfirmua edhe njëherë se sa mjedis i ndyrë është mjedisi I gazetarisë në Shqipëri!
Përsëri gazetaria në Kosovë na dhe leksion se si vendosen me shpatulla pas murit politikanët dhe pushtetarët, kushdo qoftë ai. Ndërsa gazetaria shqiptare e sidomos ajo e studiove është kthyer në një mjedis ku ndërhyrjet dhe qëndrimet bëhen më mesazhe dhe me kushte paraprake.
Studiot televizive në Shqipëri vazhdojnë të jenë shumë larg të vërtetës, por në shërbim të pushtetit! Gazetarët në Shqipëri, në shumicë e rasteve janë të kapur ose të frikësuar e në shumë raste të tjera janë në shërbim të pushtetit, por shumë rrallë herë ose thuajse asnjëherë nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe të vërtetën.
Kosova në shumë sektorë vazhdon të na jap shembull!
Ndryshimi i Shqipërisë duhet të filloj edhe nga një gazetari profesionale, pavarur dhe në shërbim vetëm të vërtetës apo të zërit të qytetarëve.
Mjafton të ndjekësh disa gazetarë që kanë 3 muaj që janë në shërbim të së keqes dhe e mbrojnë atë në këmbim të ndereve të tanishme ose të borxheve të së kaluarës! Mjafton se si tentojnë me paturpësi të mbrojnë ose të mohojnë dhunën e datës 8 janar ndaj selisë së PD për të kuptuar se sa besnikëri kanë më të vërtetën dhe se kujt i shërbejnë të mirës apo të keqes!
Tek Fevziu ma shpif sidomos njëri që desh u bo President dhe vazhdon me arsyetimin ose justifikimin e intelektualës të mbroj të kaluarës të PD me arsyetimin e shumicës. Na kanë gjete një teori se në demokraci shumica ka gjithmonë të drejt!
Kjo në një demokraci nuk është aspak e vërtetë, sepse termat shumicë e pakicë janë terma shumë të gjerë e delikatë në shpjegim, por është akoma më rëndë, kur duan të justifikohen në demokraci, pikërisht ata që e kanë urryer dhe e kanë luftuar gjithmonë demokracinë!
Nëse PD është sot kështu, është pikërisht për faktin se, ata që tashmë i përkasin të kaluarës e urryen vazhdimisht demokracinë duke e vrarë atë për çdo rast! E di si është kur flasin ata të kaluarës së PD për demokraci është sikur Enver Hoxha të ishte gjallë pas viteve ’90 e të thoshte se:
Kërkoj ndjesë, por tani jam demokrat! Po kush i beson këto more! Po si mund të bëhet dikush në moshën të thyer demokrat nëse në rini ka qenë komunist dhe në pjekur ka qenë dhunues i demokracisë? Si mund të besohet një version i tretë se do të jetë ndryshe, kur në dy versionet e të kaluarës ka qenë gjithmonë njësoj, ashtu siç e njohin qytetarët?!
Po si mund të besohet se ai është e ardhmja, kur me datë 8 janar riprovoj se pavarësisht moshës, ai mbetet po i njëjti, ai i revolucioneve të stilit bolshevik! Ata që ja tha gazetari i Kosovës, këtu në Shqipëri nuk kanë guxim t’ia thonë as kundërshtarët e tij politik! Reagimi i gazetarit në Kosovë na dha leksion se lufta me të kaluarën fitohet edhe përmes një gazetarie serioze dhe të pavarur që mbron etikën të gazetarisë duke i shërbyer të vërtetës dhe interesit publik!