Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka folur menjëherë, pasi ka dalë nga Kuvendi. Në një komunikim me mediat Balla foli lidhur me kokainë e Durrësit ku dha se kjo është një çështje që i takon Prokurorisë ta zbardhë.
Sipas Ballës e gjithë historia e “Babales” është e sajuar nga Partia Demokratike
“Unë i qëndroj asaj që kam thënë dhe do ndjek me vëmendje gjithçka do zbulojë Prokuroria në bashkëpunim më organet e tjera ligjzbatuese, qofshin brenda Shqipërisë apo jashtë Shqipërisë, më qëllim që kjo çështje të zbardhet.
Dhe kur të zbardhet ju do më jepni të drejtë mua për gjithçka kam thënë. Historia e shpikur dhe e stisur me “babale” dhe gazetarë është pjesë e këtij skenari për tu fshehur nga një gjëmë e madhe që e ka zënë Partinë Demokratike”