Ndeshja e sotme mes Tiranës dhe Vllaznisë duhej të ishte një test para syve të inspektorëve të UEFA-s për finalen e Ligës së Konferencës, por gjithçka ka dështuar në mënyrë spektakolare.
Në pushimin e ndeshjes, tifozë të Tiranës janë ngjitur në katin e dytë të stadiumit dhe kanë hapur fikëset e zjarrit të vendosura atje.
Ata fillimisht i kanë hapur në tribunën qendrore, e më pas i kanë hapur mbi tifozët e Vllaznisë në tribunën ku ishin vendosur këta të fundit.