Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas mesazheve që u bënë publike dje që Presidenti Meta ka shkëmbyer ditën e protestës në selinë blu me deputetin demokrat Belind Këllëçin.
Me ironi juristi shkruan se Ilir Metës i kanë mbaruar sfurqet e kazmat që përdorte ditën e zgjedhjeve dhe tashmë iu është kthyer SMS-ve për t’i hedhur benzinë zjarrit.
“Sfurqet, kazmat e lopatat, qe do perdorte diten e zgjedhjeve i mbaruan, por deshira dhe sms-benzine per t’ia hedhur zjarrit, jo.”, shkruan Romeo Kara.