Se çfarë po bënin demokratët, si mbështetësit të Bashës, ashtu edhe ata të Berishës më 8 janar, tashmë dihet, për shkak të raportimeve në media, minutë pas minute.
Selia e Partisë Demokratike u kthye në një arenë lufte, ndërkohë që ngjarja tashmë po hetohet nga Prokuroria. Por nga disa foto që sjell paparazzi ynë, është interesante të shihet se si aktori Julian Deda, një demokrat i flaktë dhe mbështetës i Berishës, ishte në shoqërinë e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-Kryeministrit Berisha.
Ata ishin të fokusuar në celularët e tyre. Mbase mund të kishte mesazhe më interesante se ajo që po ndodhte në ato momente para selisë së PD-së ose mbase po ndiqnin pasqyrimin mediatik të ngjarjes./ Panorama.al