Ka hyrë së fundmi në Big Brother VIP. Xheisara është një këngëtare që ka marrë pjesë në konkurse të shumta muzikore por edhe koncerte e festivale.
Por ajo ka një brengë të madhe. Duket se familja e saj nuk e ka mbështetur në këtë rrugëtim.
Së fundmi ajo ka rrëfyer se nuk flet me një pjesë të familjes, sepse kur është bërë këngëtare, ata nuk e kanë pranuar këtë vendim. Xheisara tha se ata donin ta fejonin në moshë të vogël, gjë që ka bërë të largohet nga shtëpia.
Nuk flas me shumë njerëz në shtëpi. Nuk flas sepse kur jam bërë këngëtare më kanë hedhur në rrugë. Më kanë hedh se kanë dash të më fejojnë që të vogël. Unë nuk jam fejuar. Kam ik 17 vjeç nga shtëpia. Edhe kam fjet 20 ditë rrugëve në Tiranë. Edhe mamit i thoja jam shumë mirë. Edhe kam 9 vite që jetoj vetëm. 9 vitë që nuk kam pasur asnjë njeri, a kam bukë apo nuk kam bukë,tregoi ajo.