Nga Akil Ylli
Cilado krijes humane, qe ka degjuar, apo ka pare rrethimin e pare te SHQUP-it dhe betejen rreze mureve, se pari, nuk do ti kete besuar vesheve, se dyti, do te kete menduar se po sheh, ndonje fikshen sureal, o telekronik direkt nga Dinglimajmuni.
Edhe per ne shqiptaret, qe na eshte regje lkura nga Manifesti i Dhunes, te cilin Qoftlagu e perdore si busull ne oqeanin politik, qysh nga dita pare kur flaku teseren e PPSH, ajo perleshje primitivesh ndervedi, me ate soj egersiet, pothuajse ishte e papritur. Veshtire ta perfyteronte njeri.
Faktikisht kishte nga ata, qe parashikuan gjak, vrasje, linçim, por une te them te verteten, i konsiderova si egzagjerime. Imagjinoja ca hedhje guresh, shashka, ulerima slloganesh vulgare dhe qameti, ndoj shperthim molotovi. S’ma mirrte mendja kurre, qe sulmuesit te kishin grumulluar gjithe ate arsenal veglash rydimental mesjetar dhe t’ju turreshin barbarisht sivellezerve te tyre, pa pike meshiret. Jo ngaqe Qoftlargu, ka ndonje sensor neurologjik, qe i frenon instiktin e dhunes, por sepse dihet, qe ai sa here ka arkitekturuar e nxitur dhune, eshte fshehur gjithmone, si skuth ne praskene. Ai merr persiper, vetem rolin e afrozidiakut, per t’ju stimuluar matrahulve te tij, ereksionin e dhunes. Mjaftohet me kaq!
U vertetua kesaj e here, se si sillet ai, kur ju desh te ishte prezent, gjate rmesymjes se vulhumburve. Mohoj haptas para prokurorise, si dhic i çfardoshem, se ishte ai organizatori. Kushedi si jane ndjere trushkulurit e gjykates, mbasi mesuan se Qoftlargu, qe permjerur keq? Megjithse, dyshoj. Atyre koka ju sherben, veten si ndarse veshesh!
Normalish sot, kur njerezit kane hapur nje epoke te re jetese, me shekuj larg mendesive tribale, kushdo qe degjon fjalen beteje politike, ka parasysh perplasje idesh ndermjet forcave kundershtare, ose fraksioneve brenda vet nje partie, dhe automatikisht i vete ndermend, se dikush duhet te kete dale fitues
Mirpo ne vendin tone, ky ekuacion nuk ka vlere. Tek ne shqyhen brenda llojit, si askund dhe askush s’fiton. Humbim te gjithe. Aq te llahtarshme çfaqen ata!
Ne demokraci mund te ndodhe edhe ndonje aksident. Ka bere vaki ne vendin kampion te saj. Por ama ka ndodhur, nje here ne 245 vjet. Ndersa tek ne, aksidenti eshte dukuri permanente. Qe nga lindja e saj e deri me sot, kemi akoma ne qarkullim, Piratin e Demokracis, qe na terrorizon tash 31 vjet rrugve. S’ka patent fare!
Ndaj dhe te kerkosh nje fitues, kur perplasja ka per autor Qoftlargun, eshte si ta gjesh ate, mes rrenojave te Trojes.
Ja te marrin ne analize, perleshje e 8 janarit. Pyetja e pare qe behet, eshte ajo, se kush ishin kundershtaret? S’kishte. Te gjithe ishin antare te nje familje. Po per çfare u kerleshen? Per lesht e Curres. Per te vendosur, cili eshte me i forti. Kush fitoj? Deknit. Te gjithe humbes. Kushdo qe ka pare ate baterdi, me te drejte do t’kete menduar, se ato pamje vine nga Zuzulandia. Megithse, gjithkush ka Zuzulandin e vet. Por duhet ta pranojme, per aq sa jemi, i kemi me bollek dhe jane fotokopja me e keqe e zuzulandeve origjnal. Ma zi se ata!
Neqotese duhet te kerkojme me qiri ndonje fitues, nje te tlle mes katrahures, mbas 1 mije perepicish, edhe ja dalim te zbulojme. Gjejme Luashin, me vule nder dhembe!
Sidoqe t’jete, nuk gjendet njeri sot permbi toke, me dy pare mend, qe mund ta gjykoje fitues, te mbijetuarin mes rrenojave. Sepse nuk duhet te harrojme, qe ishte nderhyrja e policis, ajo qe zhvendosi koqen e kandarit, ne favor te Lulashit. Ndryshe bravat me gjithe t’zotin, i kishte hanger Dreqi!
Mandej Lualshi, s’ka ndoj ndryshin kushedi çfare, nga metonjesi i tij. Eshte puro krijese e Qoftlargut. Ishte ai qe e zuri per dore, dhe udhehoqi drejt thyqafjes ne politik. Po te ishte per qyq Luashin, po mos ta merrte kush per dore, shume, shume, do ta mbyllte karrieren mbajtes borset, per llogari te ndonje avokati holandez.
Ndarja hamletjane qe ndodhi, mes guruse dhe dishepullit, nuk ngjau per shkaqe parimesh, idesh, por thjesht ngaqe kane mbetur peng, per krimet qe kane kryer. Dhe u desht dikush te behej sebep, qe te kapte hallken me te dobet dhe ta udhehiqte drej atvrasjes. Per fatin tone, è!
Gjithsesi, pa ta shikosh ate qamet, holle, holle, edhe pse e ke te veshtire te gjesh individ fitues, ne planin shoqeror kemi fituar te gjithe. Me ne fund, u pa qarte nga gjithkush, se kush i ka hedhur gurin ne qafe demokracis dhe po e terhiqet zvarre mese tre dekada. Ndaj eshte e kote te kerkojme fitues tjeter, mes ati berlloku njerzor. Futja pordhe kot!
Sado qe t’perpiqen ne prapavije, se fshehin dot katastrofen. As tumnajat mediatike e as opiumnajat qe shperdajne opiumonistet e salloneve televizive s’ju bajne ma derman. Rrokullisja e Shqupit, do te marre me vete dhe lehsit me pagese, si hallka e te njejtit zinxhire. Zor se mund te gjejne me padrone, aq dorleshuar. I ka rru Perja tashme! /Ekskluzive.al