Sali Berisha ka bojkotuar fjalimin e presidentit turk Tayyip Erdogan në Kuvend, edhe pse kishte njoftuar më herët se do ishte prezent në seancën e parë të këtij viti.
Televizioni i familjes Berisha me dije se Berisha ka munguar për të mos qënë pjesë në seancën e fjalës së Erdogan, pasi ky vendim lidhet me qëndrimet e këtij të fundit kundër opozitës dhe ndërhyrjet në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.
Ndërsa Aldo Bumçi tha se Shqipëria nuk është vasale e Turqisë. Ai shton se futja në lojën e brendshme politike e Erdoganit është veprim i gabuar.
“Nuk mund të jemi vasalë të Turqisë. Ne jemi mirënjohës për rindërtimin. Nuk mundet që përfaqësuesi i një vendi tjetër të përcaktojë se kush është përfaqësues i popullit shqiptar.
Ne nuk jemi pro as kundër grushtit të shtetit në Turqi, sepse në demokraci nuk pranohet grushti i shtetit. Marrëdhëniet e mira Shqipëri – Turqi janë marrëdhënie historike, por futja në lojën e brendshme politike është e gabuar. Rama po mban ca raporte jonormale si me Vuçiç”, deklaroi Bumçi, që si klloun në politik akoma nuk e paska marrë vesh, se është populli ai që vendos me votë se kush do jet përfaqësuesi i shqiptarëve.