Sali Berisha komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama sot, në vizitën e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, i cili deklaroi se Turqia është mike, ndërsa SHBA-BE janë aleatë.
Berisha tha se një deklaratë e tillë është në kundërshtim të hapur me interesat e kombit shqiptar.
“Në 2013, Rama u bë synet në Topkapi. Bëri një takim në kabinetin e ardhshëm pa u krijuar kabineti. Në këtë kontekst, nëse ndoqët fjalën e vasalit të tij, u shpreh se nuk jam me BE, nuk jam me Turqinë, jam me Shqipërinë. Vihej një shenjë barazimi.
Kjo është në kundërshtim të hapur me interesat jetike të kombit shqiptar. Vetëm se nuk tha sot që BE nuk do të ekzistonte pa Turqinë. Një njeri që refuzon të plotësojë standardet demokratike të zgjedhjeve të lira, të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, gjen strehë si zonë influence ndër Turqinë, dhe tani i bën karshillëk Evropës. Kjo është një devijim i madh”, tha Berisha.
Në një status ironizues juristi Romeo Kara shkruan:
Nese sipas Berishes, Rama u be synet ne Topkapi ne vitin 2013, Berisha vete u trodh nga State Department ne 19 Maj 2021 dhe u “pagezua” eunuk nga Basha me ujin e “shenjte” te Lanes ne 8 Janar 2022.