Një grup të rinjsh, mbështetës të Sali Berishës, kanë protestuar sot kundër Luzim Bashën duke i qëlluar makinën e tij me vezë.
Basha ka qenë duke shkuar në një takim me gratë demokrate, por të rinjtë i kanë dalë përpara dhe i kanë bllokuar rrugën.
Ata kanë bërë thirrje “ik, ik”, dhe janë përplasur me shoqëruesit e tij. Por edhe pse të rinjtë që e sulmuan ishin të shumtë në numër, sërish Basha ka arritur që të futet në takim dhe ka biseduar me gratë demokrate.