I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga, Akademik. Prof Dr. Adrian Civici ka folur rreth librit të tij “Mashtruesit Financiarë – nga Ponzi te Madoff”. Ky libër sjell një rrugëtim nga lindja e mashtruesve të parë financiarë të cilët shpesh e kanë mbajtur veten edhe për gjeni. Libri sjell lindjen e këtyre mashtrimeve një mori skemash të cilat kanë prekur një numër të madh njerëzish. Civici në libër tregon histori mjaft interesante të mashtrimit deri te shitja e kullës Eiffel nga një mashtrues dhe te shitja e kullës së sahatit në vendin tonë në kohën e Zogut.
“Rasti i mashtrimit të shitjes së kullës Eiffel ishte rast flagrant, pasi skema e mashtrimit, ai që e shiti u hoq si nënkryetar i bashkisë së Parisit, i cili kishte marrë edhe miratimin e Presidentit për ta shitur kullën Eiffel, por meqenëse francezët mund të kishin shumë ndjeshmëri kjo gjë duhej bërë në heshtje dhe gjeti dy njerëz nga ato që ishin nga më të pasurit që pasurinë më të madhe e kishin në Amerikë dhe jo vetëm që i shiti kullën Eiffel por i gjeti edhe një njeri që do i siguronte transportin transoqeanik.
Mori me qira një nga hotelet më luksoze në Paris ku bëri bisedimet dhe nënshkroi marrëveshjen. Bëri edhe një truk të bukur, meqenëse ishte nënkryetar bashkie i kërkoi këtyre ryshfet që gjoja dua edhe unë një 5% për ta bërë më të besueshme. Aq i madh ishte mashtrimi sa edhe kur u zbulua, aq turp i erdhi sa nuk e denoncuan në polici pasi do të bëheshin gazi i botës me këtë lloj veprimi.
Ai që po e blinte ishte tregtar hekurishtes, lidhur me faktin që statuja e lirisë në Amerikë ishte ndërtuar nga francezët donte të bënte të njëjtën gjë ta çonte në Amerikë simbolin e Francës. Vendimi që i kishte bindur për ta blerë kishte qenë fakti që ky i kishte kërkuar edhe ryshfet pasi aty u bindën që ky nuk del dot hapur dhe deri sa po bën këtë kjo është e vërtetë.
Është një histori edhe te ne, që është shitur edhe kulla e sahatit, në fakt është shitur sahati i kullës dhe dikush që e kishte blerë nga disa fshatra të Tiranës, kishte ardhur ta merrte sahatin ta çmontonte në kohën e Zogut, në atë kohë u bë modë kjo shitja e këtyre monumenteve sepse jo vetëm në Shqipëri por edhe në rastin e Amerikës ku ishte emigracioni shumë i fortë një pjesë e madhe e emigrantëve, megjithëse kishin arritur të krijonin para i mungonte statusi, pra donin të blinin statusin të ishin dikush, të blinin diçka dhe natyrisht ajo që ishte simbol i Amerikës donin ta kishin edhe pronë të tyre. P.sh. ai që shiti urën Brooklyn e shiti me dhjetëra herë. Dhe në këtë kohë është shitur edh kulla e sahatit në Shqipëri. Edhe kulla e Trafalgarit në Londër që është simbol i Londrës, ai që e shiti Ferguson është një aktor komik në vetvete, arriti të mashtrojë një nga amerikanët më të pasur”, u shpreh Civici.