Kreu i shkarkuar i PD, Lulzim Basha ka paralajmëruar disa javë më parë se pas Sali Berishës, radhën për t’u shpallur non grata nga SHBA e kanë Ilir Meta dhe Edi Rama, megjithse ai vete ka afro 4 vjet që nuk shkel tokën amerikane. Ishte Eskobar që i hapi dritën jeshile vizitorit misterioz të lobimeve me firma ofshore në SHBA.
Eskobar deklaroi se Basha pas largimit nga Berisha mund të vizitoi Amerikën. por kjo nuk e pastron Bashën as nga korrupsioni, as nga hajdutria, as nga lufta me grupe për marrjen e pushtetit me dhunë dhe as nga licenca e Lazartit për ngritjen e kryeqendrës së drogës në Shqipëri aq më tepër për t¨ë qenë ai as-i i amerikanve në vendin tonë.
Ndaj këto deklarata të tij janë përgënjeshtuar në emisionin ‘Now’. Ambasadorja e SHBA theksoi se nuk e ndajnë këtë informacion me askënd.
“Shikoni, thuajse çdo javë, dakord, jo çdo javë, por çdo muaj, shoh një artikull apo ndonjë gazetar që thotë: e di kush është personi tjetër që do shpallet; do të ketë përcaktime. Me gjithë respektin, them se ky është një proces shumë konfidencial dhe do të habitesha vërtet shumë nëse deklaratat e tyre do të bazoheshin në informacion faktik, të besueshëm.
Ne nuk e ndajmë këtë informacion me askënd”, tha ajo.