Persona të armatosur sulmuan një mjet të blinduar që transportonte para në një autostradë në Cape Town në Afrikën e Jugut.
Grabitësit arritën të shpërthenin blindin me eksploziv dhe rrëmbyen prej tij pjesën më të madhe të parave, duke lënë të plagosur shoferin dhe shoqëruesit e tij.
Pas largimit të grabitësve, shoferët dalin nga makinat dhe mbushin duart, xhepat, bluzat, çantat, e madje edhe pantallonat me para.
Policia bën me dije se deri tani ka arrestuar 2 persona për sulmin, ndërsa pjesëtarët e tjerë të bandës janë larguar me paratë.