Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj i ftuar në një intervistë televizive ka folur në lidhje me situatën brenda PD-së.
Ai ka bërë një deklaratë “bombë” për protestën e dhunshme që organizoi Sali Berisha.
Sipas tij, personi që është fotograguar me thikë në shkallë pranë zyrës së kryetarit donte të vriste Lulzim Bashën.
“Kam bërë një denoncim publik, që ministri i Brendshëm dhe ish kryeministri janë në krye të strukturave që po përgatiten për të sulmuar Partinë Demokratike dhe kështu ka ndodhur fatkeqësisht. Kam bërë dhe një deklaratë tjetër që këtu do zbarkojnë amerikanë dhe janë ushtarë.
Berisha bëri grusht shteti. Në emision ju harruat një fotografi që është me thikë në dorë personi i ngjitur në shkallë për të vrarë kryetarin e PD-së Lulzim Basha, është pranë zyrës së tij”, tha Haklaj dje në Vizion Plus.