Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, foli mbrëmjen e djeshme për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Ai tha se këto zgjedhje janë një test për të treguar se sa mbështetje kanë Basha dhe Berisha në zgjedhje.
Kikia u shpreh se ambasada e SHBA-së, është e interesuar për ta nxjerrë Sali Berishën nga politika.
“Ambasada amerikane është jashtë çdo lloj kamuflimi për të mbështetur Bashën, me një vendosmëri për të përjashtuar Sali Berishën nga klasa politike.
Amerikanët kanë vendosmëri për ta larguar Berishën dhe kjo është sfida.
Nuk e besoj se nëse Berisha do të fitojë, largqoftë bëhet prap kryeministër, SHBA-të do të prishin marrëdhëniet me Shqipërinë, nuk e besoj këtë. Sepse në Afganistan morën pushtetin talebanët dhe amerikanët u ulën me ta. Nuk mendoj qamet pas kësaj.
Por, tani jemi në kushtet që amerikanët po invsetohen fuqimisht, publikisht, për ta mbajtur larg Berishën”, tha Kikia.