Këngëtarit i njohur shqiptar, Alban Ramosaj ëhstë përballur me një situatë të veçantë në Stamboll. Teksa po ecte rrugëve të qytetit turk, ai në një moment është ndaluar nga Ozlem Ozdemir, një blogere e njohur turke e cila realizon intervista të ndryshme në qytet.
“Pra ti je këngëtar i famshëm në Shqipëri”, pyet ajo, teksa Albani i përgjigjet duke i thënë: “Po, paksa”.
Më pas ai thotë se mund të këndojë për të dhe nisë të interpretojë këngën e famshme të Whitney Houston, “I Will Always Love You”.a
Blogerja turke e komplimenton artistin shqiptar, pasi kjo këngë është vërtetë e vështirë për t’u kënduar, veçanërisht nga një zë mashkullor.
>