Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook në lidhje eliminimin e shumë angarive, kohëve të pritjes apo kostove të tepërta për qytetarët dhe subjektet që regjistrojnë mjetet e tyre rrugore për herë të parë. Ndërsa, u ka uruar shqiptarëve një ditë dhe një javë të mbarë.
Postimi i Kryeministrit Edi Rama në Facebook:
“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se duke nisur nga sot eliminojmë të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në postimin e tij në Facebook.