jkalon ndikimin e mundshëm pozitiv. Raporti jep argumente kundër marrjes në konsideratë të aksesit në drejtësi të lidhur ngushtësisht me afërsinë me ndërtesën e gjykatës.
Aksesi në drejtësi mund të përmirësohet edhe duke ofruar mjete më të mira të TI-së për qytetarët për të aksesuar në shërbimet e gjykatës në internet, dhe përdorimin e mjeteve të video konferencës, etj”, thuhet në planin e KLGJ.
Instalimi i sistemeve video
Më tej theksohet se edhe pandemia tregoi se fare kollaj mund të bëhen gjyqet përmes videokonferencave. “Nga ana tjetër, distanca dhe koha e udhëtimit nuk janë faktorët e vetëm të rëndësishëm, kur merret parasysh ndikimi në aksesin në drejtësi.
Në mënyrë të veçantë, përpjekjet për reforma anë lidhur shpesh me aksesueshmërinë më të madhe digjitale. Digjitalizimi mund të zvogëlojë numrin e herëve që një palë e cila kërkon drejtësi do të duhet të paraqitet personalisht në gjykatë. Zhvillimi i seancave gjyqësore me video është një faktor tjetër që mund të ndikojë në nevojën për afërsi fizike me gjykatat.
Në shumë vende, pajisjet video u instaluan fillimisht në burgje, duke ulur kështu nevojën për të transportuar të burgosurit për në gjykatë. Por, përdorimi i videokonferencës po zgjerohet me shpejtësi në llojet e tjera të seancave”, theksohet në planin e KLGJ.
Harta e re gjyqësore
Ndërkohë, kujtojmë se qeveria dhe organet e drejtësisë pak kohë më parë ranë dakord për miratimin e hartës së re gjyqësore. U vendos se në vend do të kemi një gjykatë apeli dhe 12 rrethesh. Gjykatat që do të qëndrojnë në funksion do të jenë vetëm ato të qarqeve, ndërsa ato të qyteteve do të shkrihen. Harta e re parashikon 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, dhe vetëm 1 gjykatë apeli për juridiksionin e përgjithshëm dhe 1 për atë administrativ. Sa i përket gjykatave të shkallës së parë administrative parashikohet të jenë 2, në Lushnjë dhe në Tiranë nga 6 që ishin gjithsej.