Pas referimit nga Policia për veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Vjedhje duke shpërdorur detyrën” bëhet me dije Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kreun e FSHF, Armand Dukën. Duka akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrë.
Një ditë më parë, ishte Bashkia e Tiranës, që në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, kërkoi një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për “shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armando Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit”.