Inxhinierja dhe deputetja Luljeta Bozo është një ndër figurat më të dashura për shqiptarët. Dija dhe këshillat e saj gjatë tërmetit të 2019-ës qetësuan jo pak shqiptarët.
Së fundmi djali i saj dhe njëkohësisht regjisori dhe producenti i njohur Petri Bozo, i cili ka folur mbi projektet e reja duke mos lënë anash as jetën private.
Gjatë intervistës ai tha se e ëma prej 50 vitesh është një person mjaft i njohur nga grupi i inxhinjerëve të cilëve u ka dhënë mësim, teksa theksoi se gjatë periudhës së tërmeteve që goditën Shqipërinë, me të gjithë “idiotët”që qarkullonin nëpër studiot tona televizive ajo u ftua që shqiptarët të kuptonin se çfarë po ndodhte.
“Ime më ishte e famshme se gjithë grupimi inxhinierik i ndërtimit e cila i ka dhënë prej 50 vitesh leksione e dinin kush ishte ime më. Problemi është që u amplifikua, nëpërmjet kolegëve tanë të mediave, të cilët kanë ngrënë bukë nga Lulja dikur në shtëpinë tonë, u kujtuan se me të gjithë idjotët që rrotulloheshin nëpër studio thanë të sjellim një njeri të saktë që të marrim vesh se për çfarë bëhet fjalë”, tha ai për “Expuls”.