Vëllai i Armando Dukës, Agron Duka ka reaguar pasi Tatimet zbarkuan sot në bizneset e tyre.
Agron Duka thënë se kontrolli është i qëllimshëm, ndërsa shtoi se ndihen të kërcënuar dhe nuk janë të sigurt për jetën.
Një nga parodistët e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore, gazetari i njohur i revoltuar zbulon çfarë i ka ndodhur (FOTO)
Agron Duka: Këtu sot janë ardhur nja 15 veta nga hetimi Tatimor. Duket se është e qëllimshme sepse pas deklaratave të Erion Veliajt, u sulën ndaj FSHF. Deklarata e Veliajt është shumë fyese për ne si familje, për vetë Armandon.
Duket një instrument shumë i dobët shumë i ndryrë. Nuk është kjo mënyra për me marrë institucionet e federatës. Janë zgjedhjet.
Duke parë që me zgjedhje nuk e mundin dot kanë filluar punë me kërcënime, që nuk e di se sa do vazhdojnë. Ne s’kemi siguri për jetën. Nuk kam gjë me njerëzit që kanë ardhur nga tatimet.