Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka quajtur filma raportimet për tritol në shtëpinë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka mbrëmjen e sotme.
Në një lidhje direkte me emisonin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN, Veliaj i quajti këto filma, ndërkohë që më pas tha se kjo është për pasojë të konflikteve të Dukës me bandat e Shijakut.
“Lëri këto filma tani. Konfliktet që ka me bandat e Shijakut”, tha Veliaj.
Ndërsa Aldi Topçiu, Drejtor Juridik i FSHF, ka konfirmuar lajmin e moderatorit Blendi Fevziu se ka pasur një SMS kërcënues pak ditë më parë kundrejt Armand Dukës.
Reagimi erdhi pas raportimit se shtëpisë së Dukës i është vënë tritol.
Pjesë nga biseda në Opinion
Blendi Fevziu: Nuk e di, më thonë që ka pasur një SMS kërcënues pak ditë më parë kundrejt Dukës, është e vërtetë z.Topçiu?
Aldi Topçiu: Nuk thoja dot diçka që më është thënë në koenfidencialitet e sipër
Blendi Fevziu: Është e vërtetë?
Aldi Topçiu: Po, është e vërtetë!
Klodiana Lala ka dhënë mbi shpërthimin me tritol në banesën e Armand Dukës në Durrës. Lala tha se ka qenë një sasi e vogël lëndë plasëse në shenjë paralajmërimi.
Klodiana Lala: Bashkëshortja e Dukës është gjendur e vetme në momentin që ka ndodhur shpërthimi. Nuk ka pasur të lënduar. Vetë kreu i FSHF-së është nisur me urgjencë drejt shtëpisë.
Shihet si një kërcënim i Dukës duke qenë se ka dhe një luftë të hapur me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ka qenë një sasi e vogël, tritoli dhe siç duke ka pasur si qëllim vetëm një paralajmërim. Ka shkaktuar një zhurmë goxha të madhe, po kqyren pamjet filmike të kamerave të sigurisë, po merren dhe njerëz në pyetje.