Në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, qartazi me urdhër të Erion Veliaj, ka zbarkuar ditën e sotme inspektorati ndërtimor dhe policor i Bashkisë Tiranë. Jelekjeshilët e bashkisë, shkuan kësaj here të “terrorizojnë” presidencën shqiptare të futbollit.
Por zyra e FSHF nuk janë familjet e skamura të Tiranës, që kërcënohen e tërhiqen zvarrë nga banesat e tyre me urdhër të Veliaj dhe kursimet e një jete të familjeve të tëra, kryebashkiaku peng i ndërtuesve ia paguan me lëmoshë.
Alleshverishet e Veliaj s’kanë fund, por sulmi i tij i hapur ndaj FSHF, e cila mund të ketë 1 mijë e 1 të zeza, nuk e legjitimon luftën për të marrë me forcë atë që nuk i takon, pse nuk është nën thundrën e tij dhe rrethit të tij.
Shkaqet pse bashkia ka zbarkuar në zyrat e FSHF dhe po kryen kontrolle nuk janë bërë të ditura ende, por e tillë lëvizje nga Veliaj nuk është për tu habitur.
Pasi u dëgjua qartë në audiopërgjimin e bërë publik nga FSHF, ku Veliaj pranonte se kishte synim të vendoste nën kontroll futbollin, të vetmin sektor që se kishte kapur ende dhe se do përdorte të gjithë pushtetin e tij për të shantazhuar presidencën aktuale duke i çuar Prokurori, SPAK dhe Tatime në dyert e FSHF, sot kryebashkiaku i Tiranës ka bërë aq sa ka mundur, të dërgoj në zyrat e federatës vartësit e tij.
Pas deklaratës së Veliaj të bërë publike në audiopërgjim, krejt “rastësisht” në zyrat e FSHF shkoi prokuroria, e cila fillimisht e mohoi të kishte çështje të hapur ndaj FSHF, postaj tatimet të cilët pikërisht atë ditë gjetën të bënin punën e tyre dhe e fundit inspektoriati ndërtimor dhe policët bashkiak.
Kurse SPAK, “i skuqur” nga turpi prej audiopërgjimit e mohoi përfshirjen në konfliktin Veliaj-Duka dhe u tërhoq nga pretendimet e kryetarit se do hapte çështje në adresë të Dukës. Pasi ky organ, që e mban veten të pavarur, nuk mund të bëhet vegël e Veliaj dhe nuk mund të jetë nën urdhrat e tij.
Ndoshta janë nën urdhrat e Veliaj, por publikisht SPAK nuk mund ta pranoj dhe kjo është më e tmerrshme, për sa kohë presim të bëhet drejtësi për inceneratorin e Tiranës, për të cilin Veliaj është subjekt hetimi nga SPAK, edhe pse tani ai duhet të ishte në burg.
Atëherë si mund të presim ne nga SPAK të bëj drejtësi për iceneratorin e Tiranës, ndërkohë që i akuzuari kryesor i aferës së grabitjes së 128 milion euro me firmë personale, duke shkelur ligjin dhe anashkaluar Këshillin Bashkiak, jo vetëm nuk është prapa hekurave si ish ministri Lefter Koka, por guxon dhe e pranon “publikisht”, para atyre 40 burrave të paktën, se SPAK ndodhet nën urdhrat e tij?
Por deklarata e Veliaj, edhe pas justifikimeve të SPAK flet shumë, se në fakt organet e drejtësisë në Shqipëri jo vetëm nuk qekan të pavarura, por qekan vegël e Erionit & Co dhe si të tilla ai mund t’i përdor si të dojë, ti dërgoj në derën e dikujt, apo ti largojë nga dera e kujtdo… edhe vetes së tij.
Na rrofshin burracakët e SPAK të Arben Krajës, që na qenka nën urdhrat e Erion Veliaj, i cili sulmon kundërshtarët me një të rënë të lapsit dhe nga ana tjetër “lanë gjynahet” teksa ne presim drejtësi./Ekskluzive.al