Voltana Ademi, e përfolur si kandidate për bashkinë e Shkodrës, me propozim nga Komisioni i Rithemelimit, është tërhequr nga kandidimi për kryetare e bashkisë, bëjnë të ditur burime për Report Tv.
Ndërkohë po të njëjtat burime thonë se Kandidatët Rithemelimit për Shkodrën do të jenë Bardh Spahija, Bashkim Rroji, Astrit Bushati dhe Irena Shestani, të cilët do të garojnë nesër tek primaret e organizuara nga Sali Berisha.
Ndërkohë sot pritet që Komisioni i Rithemelimit të nxjerrë nga 4 emra për çdo bashki, që do të votohen nesër nga anëtarësuar dhe më i votuari do të zyrtarizohet kandidat për Berishën për 6 marsin.