Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo ka ndarë në rrjetet sociale një problem që e shqetëson vazhdimisht atë dhe familjen e tij.
Kalo thotë se në shtëpinë ku banon, deri sa erdhi demokracia, uji nuk mungonte kurrë. Por në tre dekadat e fundit, sa herë që futet për të bërë dush, i kujtohen vargjet e Nolit.
Duke ironizuar këshillimin kombëtar të qeverisë, ai kërkon që të futet edhe pyetja e 13-të: “A doni ujë të pijshëm 24 orë në çezmat tuaja”.
Postimi i plotë i Tritan Kalos
Kohë kovidiane…31.01.2022…Ditë e javë sa më të mbarë miq, dashamirës, të afërm dhe bashkëkombas….Ka vite që vargu “Anës detit i palarë…” (“Anës lumenjve”, Th. S. Noli), më vjen ndërmënd sa herë më duhet të lahem/bëj dush ose të laj teshat në fund të javës… Uji ose nuk vjen me presionin e zakonshëm dy-tre herë në ditë, kur ai rrjedh në çezmat tona me ndihmën e një pompe ose edhe “nuk turpërohet të mos vijë fare”….