Chelsie Kryst, ish miss A i kamerika i ka dhënë fund jetës së saj në moshën 30 vjeçare.
Sipas Departamentit të Policisë së New York mësohet se Kryst gjeti vdekjen pasi u hodh nga një ndërtesë në Manhattan.
“Me dhimbje të madhe, njoftojmë ndarjen nga jeta të Chelsie”, njoftoi familja e saj në një deklaratë për mediat e huaja.
“Ajo frymëzoi njerëzit në mbarë botën me bukurinë dhe forcën e saj. Ajo ishte një njeri i kujdesshëm, që dhuronte dashuri.”
Kyrst, e cila u kurorëzua Miss Amerika në vitin 2019, ka postuar një foto në Instagram para se ti jepte fund jetës, ku shkruan: “Kjo ditë ju sjelltë prehje dhe paqe”.