Perikliu në komedinë ‘Pallati 176’ është një ndër rolet që e bëri shumë të dashur për publikun shqiptar aktorin Anastas Kristofori.
Artisti i Merituar u nda nga jeta më 2 shkurt 2022 në moshën 79-vjeçare. Lajmin e kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale miq e të afërm të aktorit. Ceremonia e lamtumirës do të mbahet nesër në Vuno, fshatin e lindjes së aktorit.
Anastas Kristofori lindi më 28 nëntor 1943. Ndoqi studimet për dramë në Institutin e Lartë të Arteve të cilin e përfundoi në vitin 1970. Më pas nisi punë në Teatrin Popullor. Në kinematografi ka interpretuar në të paktën 10 filma.
“Besa e kuqe”, “Vendimi”, apo “Misioni përtej detit” janë disa nga rolet e tij në kinematografi, ndërsa numëron dhjetëra karaktere të tjera në skenën teatrale.
Anastas Kristofori ishte një ndër recituesit më të suksesshëm te poezisë shqipe. Për disa vite ka drejtuar Teatrin Kombëtar ndërsa mban titullin e lart “Artist i Merituar”
Disa nga rolet qe Anastas Kristofori ka interpretuar: Rolin e Perikliut në komedinë “Pallati 176” e Adelina Balashit e shumë të tjera. Roli i Zoti Dëllfit në dramën “Arturo Ui” të Bertold Brehtit; Roli i sekretarit të Prefektit në dramën “Prefekti” e Besim Levonjës; Rolin e Apostolit në dramën “Komunistët” e Ruzhdi Pulahës; Roli i tij më i fundit do të jetë në vitin 2009 në teledramën “Burgjet plot liria në derë”. Aktori i ndjerë ka lindur më 28 nëntor të vitit 1943 në fshatin Vuno të rrethit të Vlorës.